Marrëveshje mes KLSH dhe ZAP të Kosovës

14/02/2012 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të bashkëpunojë me institucionin homolog të Kosovës për të rritur standardet.

Delegacioni i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, kryesohet nga Larg Largen Olfenson, një prej figurave më të shquara të auditit në Europë.

“Kjo marrëveshje do të jetë një marrëveshje pune, marrëveshje e ndjekur nga një plan veprimi vjetor, marrëveshje që patjetër do t’i shërbejë rritjes profesionale të stafit të dy institucioneve tona, do t’i shërbejë krijimit të asaj fizionomie moderne që edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i Republikës së Shqipërisë, edhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, kanë si ambicie dhe pikësynim të tyre në kuadër të përditësimit të standardeve ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha në respektimin e dy kushtetutave, atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë respektivisht nga dy institucionet tona”, tha në fjalën e tij kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Kjo është marrëveshja e parë mes dy institucioneve në hartimin e strategjive në bashkëpunimin rajonal. Duhet theksuar se Zyra e Auditorit të Kosovës është në hapat e para dhe po bën përpjekje për rekrutimin e personalit dhe zbatimin e standardeve të kontrollit financiar.

Top Channel