Atentatet, akuza mes Izraelit e Iranit

14/02/2012 19:30

Pretendimet e Izraelit se pas atentateve ndaj diplomatëve të tij në Indi dhe Gjeorgji qëndron Irani, çelin një tjetër kapitull të luftës së akuzave të ndërsjella mes shtetit hebre dhe Republikës Islamike.

E shoqja e një të dërguari Izraelit të mbrojtjes në Nju Delhi u plagos bashkë me disa persona të tjerë nga shpërthimi i makinës se saj prej një eksplozivi të vendosur nga një motoçiklist, në kohën kur kishte ndaluar në semafor.

Dhe në Tbilisi, një bombe e ngjashme u zbulua në automjetin e një antari të stafit lokal të ambasadës izraelite. Fatmiresisht, shpërthimi u arrit të parandalohej në kohe nga policia.

Të dy sulmet ngjasojnë shumë me episodet e dhunës që i kanë marrë jetën pesë shkencëtarëve bërthamore iraniane, vrasje të cilat Teherani ia ka faturuar agjentëve izraelite, duke u betuar njëkohësisht për hakmarrje. |

Ekzekutimet e shkencëtarëve, bashkë me sabotimin e programit bërthamor iranian përmes luftës kibernetike dhe pjeseve difektoze të kompiuterave, duket se kanë për qëllim të vonojne atë që perëndimi beson se është përpjekja e Iranit për të ndertuar armë bërthamore.

Nëse sulmet ndaj diplomatëve janë ndermarrë vërtet nga Irani, thote “Neë York Times”, atëherë ky është një tjetër tregues i faktit që lidershipi iranian po kërkon t`i arrijë armiqtë e vetë jashtë kufijve e të zgjerojë sulmet mbi civilet.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se qëndronte pas komplotit për vrasjen e ambasadorit saudit në tokën amerikane dhe Tel Avivi thotë se regjimi i Ajatollahëve ka planifikuar të sulmoje qytetarë të tij në vende të ndryshme të botës, por të gjithë këto përpjekje janë frenuar në kohë.

Top Channel