Aniston: Të 40-at, mosha më e bukur

14/02/2012 18:20

Jennifer Aniston duket sikur ka gjetur më shumë besim në vetvete, duke qenë e pranishme gjithmonë e më shumë në evenimente të ndryshme.

Në një intervistë për revistën “GQ”, Aniston zbuloi se ky qëndrim i ri ka ardhur si rrjedhojë e 40 viteve që ka mbi shpinë.

”Të jesh 40 vjeç është shumë e bukur. Ndonjëherë, më duket vetja si e plakur, por me të vërtetë që të jesh 40 vjeç është shumë e bukur”, shprehet Aniston.

Në intervistën e saj, Aniston gjithashtu zbuloi se ka shtuar disa kilogramë, pasi hoqi dorë nga duhani. Megjithatë, diçka e tillë duket e vështirë për t’u besuar, duke gjykuar nga fotografitë tërheqëse që aktorja 43-vjeçare shfaqi.

”Kohët e fundit kam hequr dorë nga duhani dhe për këtë arsye kam shtuar disa kile. Kur nuk je më 20 vjeç diferenca ndihet”, shtoi.

Në intervistë, protagonistja e serialit “Friends” foli edhe për lidhjen e saj të lumtur me Justin Theroux apo spekulimet se ka ndërmend të krijojë një familje.

”Njerëzit duan të më shohin me një fëmijë, por unë vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim ndaj çështjes. Nëse ndodh, ndodh, por nëse s’është e thënë, nuk ka problem. Jam e qetë me veten çfarë do që të ndodhë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA