Al Pacino nderohet në Shtëpinë e Bardhë

14/02/2012 00:00

Aktori amerikan Al Pacino është nderuar me Medaljen Kombëtare të Artit
në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, ku u vlerësuan gjithashtu 16
persona e organizata.

Ka qenë vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama që ka përshëndetur 71-vjeçarin dhe i ka dhënë atij medaljen.

Mes personave të nderuar ditën e hënë ishin edhe këngëtarja e muzikës “country”, Mel Tillis dhe Rita Dove, një poete e vjetër amerikane.

Presidenti Obama u shpreh se të gjithë këta persona kanë lënë një gjurmë të paharrueshme në kulturën amerikane. “Na thonë se si njerëz ne jemi të ndarë, por papritur duket se arti ka fuqinë që të na bashkojë”, deklaroi Obama.

Pacino konfirmoi figurën e tij në botën e kinematografisë duke interpretuar që në moshë të re personazhin e mirënjohur të Michael Corleone në trilogjinë “Kumbari”, për të vazhduar më pas me Tony Montana në “Njeriu me Shenjë”, film që e ktheu aktorin në një mit të vërtetë të ekranit.

Një tjetër performancë e shumëvlerësuar e tij ka qenë ajo në filmin “Aromë Gruaje”, për të cilën Pacino fitoi një Academy Aëard në vitin 1992.

Së shpejti ai do të interpretojë producentin muzikor Phil Spector në një film të HBO-së, që bën fjalë për gjyqin dhe dënimin e personazhit për vrasjen e aktores Lana Clarkson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA