14 vite më parë, më 14 shkurt të 1998-ës, nga një studio modeste në qendër të kryeqytetit, nisën transmetimet e para të Top Albania Radio, e cila ndër vite do të zhvillohej në teknikë, staf, përcjellje informacioni, muzikë, zbavitje, art, kulturë e sport.

Dëgjueshmëria rekord u shënua që në vitin e parë. Në vitin 2000, mori licensën si radio kombëtare, duke shtrirë kështu valët përpos Shqipërisë edhe në zonat e rajonit ku ka shqiptarë.

Viti 2001 do të sillte risi të tjera. Spostimin në Qendrën Kombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, në një studio me teknologji të lartë.

Në vitin 2002, përveç muzikës, TAR nisi t’i japë më hapësirë informacionit si dhe emisioneve me tematika të ndryshme, njëri prej tyre “Good Morning Albania”, i cili më pas do të transmetohej edhe në Top Channel.

Ndër programet e para kanë qenë “Një këngë për ty” dhe “Disco lancio”, të kthyera në programe kult tashmë, në transmetim edhe sot, së bashku me një sërë të tjerash si Ëake up, Live from Tirana, Radio Cinema, Road trip, Rikoshet, Mix to Mix, Summer Dance, Pro shqip, Top Dance.

TAR iu shtuan edhe emra të njohur të gazetarisë televizive si Sokol Balla me emisionin Sokol Balla live, apo Alban Dudushi me Triçikël, Saimiri dhe Doktori me Radio mania.

Të ftuar në radio kanë qenë personalitete të të gjitha fushave, mes tyre pak kohë më parë edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi.

24 orë transmetim me programe të një sërë gjinive dhe lajme. Janë 24 edicionet informative në ditë, tre edicione qendrore dhe të tjera flash me zhvillimet më të fundit nga vendi dhe bota.

Por, TAR edhe prodhon dhe promovon muzikën shqiptare, e cila zë një hapësirë prej afro 40% të playlist-ës muzikore.
 
14 vjet transmetim, me qëllimin për të dhënë më të mirën!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA