Whitney Houston për shqiptarët

13/02/2012 20:45

Muzika botërore humbi një nga divat e saj më të mëdha. Whitney Houston u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare mëngjesin e së dielës.

Media botërore kanë diskutuar për vdekjen e saj madje në çmimet “Grammy”, që u organizuan të dielën dhe iu bë një dedikim special, me këngëtarë që interpretuan disa nga këngët e saj më të famshme.

“Houston është një këngëtare që mori përmasa ndërkombëtare. Kaloi përmasat e Amerikës. Ajo ka qenë një frymëzim i jashtëzakonshëm edhe për shumë këngëtare shqiptare…

Në emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel”, e mirënjohura Rovena Dilo tregoi se si e njohu dhe e adhuroi Ëhitney Houston, ndërsa për vdekje tragjike komentoi edhe Arjan Konomi, si gazetar dhe njohës i mirë i jetës së të famshëve, për shkak të punës së tij në revistë.

“U çudita dhe u trondita për vdekjen e Whitney, edhe pse ka patur një jetë të trazuar. Megjithatë, se mendonim që të vdiste në këto rrethana tragjike. Në një mënyrë të thjeshtë dhe modeste dua të bëj një homazh prandaj jam këtu. Ishte një talent dhe një femër e jashtëzakonshme, një pikë reference e përjetshme për të gjithë këngëtarët për shumë kohë”, vlerësoi Dilo.

Nuk është hera e parë që një person i famshëm ndërron jetë në mënyrë të ngjashme me Houston.  Ka ndodhur edhe me shumë këngëtarë të tjerë që të shuhen në rrethana të tilla, me mbidozën apo alkoolin si të dyshuarit kryesorë”, veçoi Konomi.

“Janë personazhe kaq të famshëm që kanë gjithçka dhe i marrin jetën vetes ose e shpërdorojnë atë. Në rastin e Houston, nuk dihet ende nëse ishte mbidozë apo vetvrasje. Sidoqoftë, mesazhi për të përcjellë është që jeta është e bukur, me famë pa famë dhe duhet shijuar në maksimum. Problemi i këtyre këngëtarëve të rëndësishëm është se nuk dinë ta shijojnë atë që kanë”, vazhdoi komentin e tij më tej Konomi.

“Fama ç’është? Suksesi, paraja? Është një pyetje që edhe Homeri është përpjekur ta shpjegojë tek Odiseja. Ai, gjithmonë në kërkim aventure dhe  fame shtynte kthimin në shtëpi. Fama s’është asgjë dhe kur e arrin është njësoj sikur ta kesh patur gjithmonë. Në këtë drejtim, këta aktorë të rëndësshëm vuajnë pikërisht nga ajo që nuk kanë se çfarë të bëjnë në jetën e tyre, vuajnë nga pamundësia për të gjetur sfida dhe emocione të reja për të ecur përpara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA