Seria A, Bologna-Juve luhet në 7 mars

13/02/2012 12:50

Bologna-Juventus, Parma-Fiorentina dhe Cesena-Catania do të rekuperohen të mërkurën më 7 mars në orën 18.30.

Kështu ka vendosur Liga Italiane e Futbollit duke bërë që ndeshjet e shtyra nga dy javët e fundit për shkak të borës të luhen në të njëjtën ditë.

Kështu, bardhezinjtë e drejtuar nga Antonio Conte do të luajnë në fushën e Bolonjës pasi të jenë përballur në Torino ndaj Chievo-s (3 mars) dhe para se të luajnë transfertën e Xhenovës (11 mars).

Këto do të jenë datat e të gjitha ndeshjeve të shtyra të Serisë A:

Të mërkurën, 15 shkurt

Atalanta-Genoa (ndeshje e javës 21, ora 18.30)

Parma-Juventus (ndeshje e javës 21, ora 18.30)

Të martën, 21 shkurt

Bologna-Fiorentina (ndeshje e javës 21, ora 18.30)

Të mërkurën, 22 shkurt

Siena-Catania (ndeshje e javës 21, ora 18.30)

Të mërkurën, 7 mars

Cesena-Catania (ndeshje e javës 22, ora 18.30)

Bologna-Juventus (ndeshje e javës 23, ora 18.30)

Parma-Fiorentina (ndeshje e javës 23, ora 18.30)

Top Channel