Cameron Diaz bëhet shkrimtare

13/02/2012 11:05

Cameron Diaz po shkruan librin e saj të parë. Aktorja 39-vjeçare ka vendosur të marrë penën në dorë për t’i shpjeguar të rinjve rëndësinë e një ushqyerje të mirë dhe të shëndetshme.

Duket se Diaz është frymëzuar nga shkrimet e mikeshës së saj Gwyneth Paltrow në një revistë. Një tjetër burim frymëzimi ka qenë vdekja e të atit në vitin 2008 nga pneumonia.

“Gjithçka ndryshoi për Cameron kur i vdiq babai dhe që atëherë kujdeset më shumë për shëndetin e saj”, thotë një burim për mediat amerikane.

Libri, që do të ketë këshilla edhe nga Drew Barrymore e Jennifer Lopez, nuk do të jetë i mbushur me dieta.

Gjithashtu Cameron Diaz do të vizitojë kolegjet e SHBA-së për të folur me studentët dhe për t’i bindur ata që të zgjedhin sa më mirë ushqimet që konsumojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA