BE rrezikon “luftën e karbonit”

13/02/2012 18:10

Skema e Bashkimit Evropian për tregtinë e karbonit mund të shkaktojë një luftë tregtare, parashikon një nga prodhuesit më të njohur të avionëve në botë.

“Ajo që nisi si një zgjidhje për ambjentin është kthyer në një burim konflikti tregtar”, ka deklaruar shefi i “Aribus”, Thomas Enders.

Sistemi tregtar i emetimit të gazrave lë një taksë në fluturimet në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, të bazuar në emetimin e karbonit.

Por Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë kundërshtuar përfshirjen e linjave të tyre ajrore në këtë skemë. Skema e BE, që nisi të zbatohet më 1 janar, krijon leje për emetimet e karbonit dhe u lejon linjave ajrore për ta tregtuar atë.

Numri i lejeve është reduktuar me kalimin e kohës, në mënyrë që prodhimi total i karbonit nga linjat ajrore në hapësirën evropiane të reduktohet.

Kina ka ndaluar përfshirjen e avionëve të saj në këtë skemë dhe po ashtu Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të bllokojnë hyrjen e taksave të emetimit vonë gjatë vitit të kaluar, në një cështje të trajtuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Gjykata vendosi se kërkesa e SHBA ishte legale. Ndërsa BE, në vend të vendimit që priste, paralajmëroi se nuk do të tërhiqej dhe se ishte gati ta diskutonte skemën.

“Ne jemi gati të negociojmë. Ne nuk po përpiqemi të dominojmë botën”, deklaroi Siim Kallas, komisioneri i BE-së për Transportet, gjatë një evenimenti ajror në Singapor.

Top Channel