Ngrica, regjistrohet viktima e tetë

12/02/2012 09:05

Një 47-vjeçar nga Hasi me emrin Isa Qarri, baba i tre fëmijëve, ndëroi jetë në spitalin e Hasit për shkak të ngricës.

Ai së bashku me një tjeter person ishte zhdukur prej 24 orësh, pasi u nis për të arritur pranë antenave televizive të zonës.

Për shkak te stuhisë dhe dëbores, të dy personat kane hyrë në një bunker kur u gjetën shumë orë më pas në gjendje kritike për jetën.

Edhe nëntë persona që u nisen për t’i shpëtuar kanë hasur veshtirësi të mëdha, megjithatë mundën të transportojnë në Has të dy personat një prej të cilëve humbi jetën.

Kjo e çon në tetë numrin e personave që humbën jetën për shkak të motit të keq, që gjatë ditës së shtunë ka goditur shumë rëndë gjithë vendin.

Shume rrugë janë bllokuar në malësine e Shkodrës, në Pukë, Tropoje, Has, Kukës, qarkun e Dibrës, por edhe në Librazhd, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Përmet e Skrapar.

Në disa zona raportohet se dëbora ka kaluar nga dy deri në tre metra si në Theth, në Luf të Pukës dhe në Steblevë. Me qindra fshatra janë të izoluara dhe rreshjet e së shtunës janë më të fortat gjatë gjithë këtyre javëve me rreshje.

Dibër, shtatzëna në rrezik për jetën

Në rrethin e Dibrës, një grua shtatzënë ndodhet në rrezik për jetën, për shkak të zonave të bllokuara të reshjeve të borës dhe gjendjes së përkeqësuar të motit.

Gruaja shtatzëne quhet Aneta Derti dhe ndodhet e bllokuar në fshatin Kall të Sllovës. Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë për shkak të zonave të bllokuara nga rreshjet e borës.

Situata është mjaft e rëndë ndërsa gruaja shtatzënë ndodhet në rrezik serioz për jetën.
 

Top Channel