Scarlett Johansson duket se ka lënë kohërat e këqija përfundimisht pas krahëve, ndërsa u fotografua e lumtur dhe e relaksuar nën rrezet e diellit havaian.
Pas divorcit dhe publikimit të disa fotografive intime nga një hacker që i vodhi imazhet e kompiuterit të saj, aktorja hollivudiane është shkëputur nga ngrica për të shijuar qetësisht plazhet e Hauait.
27-vjeçarja shoqërohet në këtë udhëtim nga i dashuri i saj Nate Naylor, me të cilin duket se ajo është e lidhur prej gjashtë muajsh, ndonëse e kanë mbajtur sekret lidhjen e tyre deri tani.
E veshur me një bikini blu, nuk ishte e vështirë të kuptohet përse Scarlett tërhoqi të gjithë vëmendjen e plazhit dhe të fotografëve, të mahnitur nga linjat e saj tepër të rregullta dhe tërheqëse.
Top Channel