Barcelona e interesuar për Cabaye

11/02/2012 11:25

Mediat angleze publikojnë se Barcelona është në ndjekje të mesfushorit francez të Newcastle, Yohan Cabaye.

Klubi katalanas kërkon të zëvendësojë të larguarin Seydou Keita dhe mendon se futbollisti 26-vjeçar është ideal për mesfushën. Sipas ‘The Sun’, Cabaye nuk është opsioni i vetëm, por është ai më ekonomiku.

Francezi, i cili ishte titullar tek Franca e Laurent Blanc në EURO 2012, mund të blihet për 15 milionë euro, ndërsa objektivi kryesor i Barcelonës, Javi Martinez i Athletic Bilbao, kushton 40 milionë euro (duke përfshirë taksat).

Cabaye aktualisht luan tek Newcastle në kampionatin anglez pasi u transferua nga Lille në vitin 2011.

Top Channel