“Nata e Helverit” në Teatrin Kombëtar

11/02/2012 20:55

Në Teatrin Kombëtar, muaji shkurt është cilësuar si muaji i teatrit mbarëkombëtar. Me këtë rast, trupa të ndryshme teatrore nga Shqipëria por edhe Kosova e Maqedonia, do të performojnë shfaqje të ndryshme.

Në kuadër të këtij aktiviteti, të quajtur “Një Komb, Një Kulturë”, Teatri Kombëtar i Prishtinës do të vërë në skenë në datat 11 dhe 12 shkurt një prej veprave më të njohura të shkrimtarit Ingmar Villqist, “ Nata e Helverit”.

Skenografia është realizuar nga Iliriana Loxha Basha, e cila e ambjentoi barin me ngjyrat e flamurit nazist për të përcjellë më fuqishëm te publiku subjektin e dramës, ndërsa regjisor i shfaqjes do të jetë Altin Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA