“21” i Adele pushton tregun amerikan

11/02/2012 09:35

Megjithëse u bënë muaj që është hedhur në treg, albumi “21” i këngëtares britanike, Adele mbetet ende më i preferuari për publikun.

Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e fundit që mbërrijnë nga tregu amerikan ku albumi në dy javët e para të këtij muaji ka regjistruar shitje rekord duke mbetur në vendin e parë me mbi 115 mijë kopje të shitura.

“Bill Board” ka bërë me dije se albumi “21” i Adele ka qendruar në vendin e parë ndër albumet më të mira dhe për një kohë më të gjatë se cdo album tjetër i publikuar deri më tani.

Albumi “21” është më i shituri, ndërsa Adele, përpos këtij fakti është këngëtarja ka fituar cmime në ceremonitë më të rëndësishme muzikore përgjatë 2011-s.

Hitet më të mira të këtij albumi janë “Rolling in the deep”, “Someone like you” dhe “Set fire to the rain”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA