Yll për McCartney, në “Walk of Fame”

10/02/2012 00:00

Legjenda e muzikës botërore, Sir Paul McCartney tanimë ka yllin e 2,460
në “Hollywood Walk of Fame”. Ish-anëtari i bandës legjendare “Beatles”
ishtë i pranishëm në këtë ceremoni për të zbuluar yllin që mban emrin e
tij në Bulevardin e Famës, aty ka gjenden artistët më të mirë të të
gjitha kohërave.

McCartney ka qenë edhe i fundit prej anëtarëve të “Beatles” që u nderua me yll, dhe ylli i tij gjendet pranë  Ringo Starr, George Harrison and John Lennon dhe yllit për bandën legjendare të muzikës, pra “Beatles”.

“Në këtë moment tepër të rëndësishëm dua të kthehem pas në kohë, në fëmijërinë time në Liverpool, atëhere kur ishim të gjithë fëmijë dhe dëgjonim bashkë ‘Buddy Holly’. S’ma merrte mendja kurrë që një ditë unë do të isha këtu për të thënë këto fjalë, për të zbuluar këtë yll që mban emrin tim në “Hollywood Walk of Fame”. Ja edhe e pamundura ndodhi”-tha McCartney. Kjo ditë shënon edhe përvjetorin e ‘Beatles’, daljen e parë historike të tyre në skenë në ‘Ed Sullivan Show’ më 9 shkurt 1964.

Përgjatë 40 vitet e shkuara, McCartney ka pasur një karrierë solo të jashtëzakonshme dhe ka mundur të fitojë 14 trofe Grammy dhe këtë 12 shkurt, në ceremoninë e radhës së Grammy Awards ai është një ndër artistët që do të performojë në skenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA