Statujat e Oscar-ve mbërrijnë në Los Angeles

10/02/2012 00:00

Një fluturim nga Chicago në Los Angeles mbante në bord 42 ‘pasagjerë’ të
famshëm. Kutitë e çmimeve Oscar të vitit 2012-të mbërritën në
Akademinë, ku do të qëndrojnë deri mbrëmjen e ceremonisë së madhe të
dhënies së çmimeve.

Pasagjerët dhe ekuipazhi patën mundësinë që të mbanin në duar për të parën herë 13 statujat, të cilat mbrëmjen e 26 shkurtit do të mund të mbahen në duart e fituesve të këtij edicioni. Statujat janë pritur me jo pak atomsferë në Aeroportin e Los Angeles në të cilin kishin zënë vend tullumbacë prej  ari dhe posterat që paralajmërojnë ardhjen e çmimeve, kishin dekoruar një pjesëz të aeroportit ku mbërritën statujat.

Tom Sherak, presidenti i Akademisë i cili mbante në duar një prej statujave, ju kujtoi edhe një herë mediave se ka ende kohë për të mbërritur te ceremonia e ndarjes së çmimeve.

“Edhe pse ne tani i kemi këtu statujat, ende nuk kemi gjithçka gati për ceremoninë”, ka pohuar Sherak. Se cilët do të jenë fituesit e trofeve Oscar kjo do të mësohet në ceremoninë e mbrëmjes së 26 janarit në ceremoninë e cila si çdo vit do të transmetohet drejtpërsëdrejti në ekran e që ndiqet në të gjitha vendet e botës me jo pak kërshëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA