Seria A, Lacio “përmbys” Cezenën

10/02/2012 01:36

Në ndeshjen e parë të javës së 23-të të Serisë A, Lacio arriti të fitojë në shtëpi ndaj Cezenës me rezultatin 3-2.

Badhekaltërit edhe pse nën dy gola dhe me 10 lojtarë në fushë, arritën që për 17 minutat e para të pjesës së dytë të përmbysin gjithçka.

Për miqtë shënuan Mutu në të 13-ën dhe Iakuinta në të 32-ën nga pika e bardhë e 11 metërshit. Kryevepra laciale mban firmën e Hernanes në të 52-ën, Lulic në të 60-ën dhe Kozak në minutën 62-të.

Me këtë sukses Lacio kalon në klasifikim Udinesen dhe ngjitet në vendin e tretë.      

Top Channel