Kupa e Italisë, Siena surprizë Napolit

10/02/2012 02:15

Surprizë e Sienës, që në ndeshjen e vajtjes të gjysmëfinaleve të Kupë së Italisë, mund në shtëpi Napolin 2-1.

Golin e parë e shënoi Reginaldo që në minutën e 41’ përfiton nga pas i Maninit dhe depoziton topin pas shpinës së De Santis. Dyfishimi do të vinte nga D’Agostino në të 66’.           

Napoli shkurton diferencën 4 minuta para fundit, falë një autogoli të Pesolit, që gabon në tentativën për të rrëmbyer topin para Kavanit.

Ndeshja e kthimit është programuar në 21 mars, në stadiumin “San Paolo”.
 

Top Channel