Galliani sulmon Chiellinin: Gënjeshtar

10/02/2012 10:40

Pas kapitenit të Milanit, Massimo Ambrosini, edhe administratori i deleguar i klubit, Adriano Galliani, lëshohet në një sulm të ashpër verbal ndaj Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi i Juventusit akuzoi në përfundim të ndeshjes së Kupës së Italisë, Zlatan Ibrahimovic, se goditi portierin Storari. “Është një djalë i mbarë, por sjellja e tij në këtë rast nuk më pëlqeu aspak. Kam parë shumë herë imazhet dhe nuk gjej asgjë nga ato që ai pretendon në pamje”, komentoi Galliani.

Në një intervistë në televizionin personal të klubit, “Milan Channel”, Galliani komentoi edhe gjendjen e vështirë që po kalon klubi, të cilën e lidhi me dëmtimet e shumta që kanë karakterizuar skuadrën në këtë periudhë.

”Milani ka skuadrën më të mirë të kampionatit. Patëm një fillim të vështirë, por më pas rikuperuam, por tani na kanë goditur shumë dëmtime. Në këto kushte, për ata 11 që luajnë nuk është e lehtë të dalin në fushë dhe të japin më të mirën çdo tre ditë. Kam besimin se me rikthimin e të dëmtuarve do të rikthehemi të bëjmë diferencën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA