Drogba, golashënuesi më i mirë i shekullit XXI

10/02/2012 19:10

Didier Drogba, ish-futbollisti i Chelsea, është golashënuesi më i mirë i shekullit XXI sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 100 gola ndërkombëtarë në 11 vite e gjysmë të shekullit ku jetojmë duke zënë vendin e parë mes sulmuesve nga e gjithë bota.

Drogba lë pas në këtë renditje gjermanin Miroslav Klose dhe hollandezin e tërhequr nga futbolli Ruud Van Nistelrooy.

Në këtë klasifikim merren parasysh golat e shënuar në ndeshjet mes kombëtareve, në fazat finale të Olimpiadës, Kupa e Botës për Klube dhe kompeticionet kontinentale (Kampionati Europian, Kupa e Afrikës, Kupa e Azisë etj.).

Ja 10 golashënuesit më të mirë të shekullit XXI sipas IFFHS:

1. Didier Drogba              100 gola
2. Miroslav Klose               90
3. Ruud van Nistelrooy       87
4. Thierry Henry                85
5. Samuel Eto’o                84
6. Lionel Messi                 84
7. David Villa                    80
8. Raúl González Blanco    78
9. Cristiano Ronaldo         76
10. Flávio da Silva            75

Top Channel