Culkin: Jam shëndoshë e mirë

10/02/2012 20:30

Përfaqësuesit e Macaulay Culkin kanë hedhur poshtë spekullimet se aktori është i sëmurë pasi mediat amerikane kanë publikuar disa foto ku pamja e tij duket shumë e zbehtë.

Protagonisti i filmit të famshëm për fëmijë “I vetëm në shtëpi” është fotografuar të enjten në New York në një formë aspak të mirë. Gjithsesi, një zëdhënës i aktorit 31-vjeçar theksoi se Culkin “gëzon shëndet të plotë”.

Jeta e aktorit pas arritjes së famës me filmin “I vetëm në shtëpi” ka qenë shumë e turbulluar. Ai paditi në gjyq prindërit e tij për mosmenaxhimin e duhur të fitimeve nga filmi dhe u divorcua me të dashurën e fëmijërisë, me të cilën u martua kur ishte 17 vjeç.

Në vitin 2002 filloi një marrëdhënie me aktoren Mila Kunis, por u nda në vitin 2010. Në vitin 2004 u arrestua për zotërim marijuane në Oklahoma.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA