“Nuk ka qenë kurrë synimi im të dukem si modele revistash. Përfaqësoj shumicën e femrave dhe jam krenare për këtë.”
Këto janë deklaratat e këngëtares Adele si kundërpërgjigje për stilistin Karl Lagerfeld, i cili tha për të se “është shumë e shëndoshë”.
“Nëse do të isha një aktore dhe do më duhej të luaja një rol që do më kërkonte 20 kilogramë më pak do të dobësohesha, por pesha nuk ka fare lidhje me karrierën time”, ka theksuar Adele për revistën ‘People’.
Lagerfeld ishte shprehur: “Adele është e shëndoshë, por e bukur dhe ka një zë të mahnitshëm”.
Vetë stilisti gjerman, kur kuptoi polemikat që ishin ngritur nga intervista e tij, lëshoi një komunikatë ku theksonte se fjalët e tij ishin nxjerrë nga konteksti.
Top Channel