Turqia, ndihmë refugjatëve sirianë

09/02/2012 00:00

Turqia do të ndihmojë refugjatët siriane, që kanë kaluar kufirin për
t’iu larguar dhunës në vend. Në një intervistë për agjensinë Reuters,
ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha, se vendi i tij do nuk do
te kursehet.

“Prej dites se pare ne kemi thene se të gjithë sirianet- vellezer dhe motra qe i jane larguar shtypjes- do te jene miqtë tane. Deri tani ne kemi rreth 12 mijë””, tha ministri.

Të paktën 12 mijë refugjate janë regjistruar në gjashtë kampe në provincën Hatai në Turqi, një zonë qe ndodhet në veri-lindje te vendit, pranë kufirit me Sirinë. Në Turqi kane gjetur strehe edhe anetare te Keshillit Kombetar te Sirise apo edhe dezertore te ushtrise siriane. Shume prej refugjateve mendojne te kthehen serish, ndersa disa e quajne shtepi.

Dikur një vend aleat i Sirise, sot Turqia dënon me forcë shtypjen e përgjakshme te protestave përmes të cilave është kërkuar doreheqja e Presidentit Bashar Al Asad. Sipas Kombeve te Bashkuara mbi 5000 persona u vrane nga ushtria siriane, ndersa autoritetet thone se mes tyre jane 2000 ushtare te vrare.

Top Channel