Pakistan, vritet lideri i Al Kaedës

09/02/2012 10:50

Badar Mansoor, një nga liderët më të frikshëm të Al Kaedës në Pakistan, ka mbetur i vrarë në një sulm të forcave amerikane.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Mansoor ka humbur jetën nga sulmi i një avioni të telekomanduar të drejtuar nga operativët e CIA-s ndaj një ndërtese.

Burimet saktësojnë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Miranash, zonë në territorin tribal veri-perëndimor të Pakistanit, të njohur ndryshe si Uaziristani verior.

Ndërkohë, burime gazetare lokale njoftojnë se nga sulmi, bashkë me Mansoor kanë mbetur të vrarë edhe tre militantë të tij.

Por pavarësisht goditjeve të mara, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta deklaroi muajin e kaluar se Al Kaeda nuk është mposhtur ende dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim real.

Në një intervistë për CBS, shefi i Pentagonit bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga pas rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit kudo që ndodhet.

Pyetjes a është mposhtuar Al Kaeda ai iu përgjigj: “Ende jo. Ajo përbën ende një kërcënim real, vazhdon të jetë atje jashtë dhe ne duhet të vazhdojmë ta mbajmë nën presion”.

Edhe pse organizata terroriste është dobësuar dhe ka mbetur “jetime” pas vrasjes së Osama bin Laden, celulat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme si në vendet-bazë të saj ashtu edhe në ato perëndimore.

Aktualisht në krye të saj mendohet se është mjeku egjiptian Ayman al Zaëahri, krahu i djathtë i Bin Laden, dhe truri operacional i sulmeve të 11 shtatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA