Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Producenti britanik Stephen Evans ka filluar të mendojë për atë që do të jetë një nga rolet më të rëndësishme të vitit që vjen në kinemanë botërore, rolin e Ledi Dianës, e cila humbi jetën në një aksident në vitin 1997 në Paris.
Sipas ‘Daily Mirror’, Evans ka në dispozicion 60 milionë dollarë për xhirimin e filmit që do të tregojë vitet e fundit të jetës së Ledi Dianës dhe kandidatet kryesore për rolin janë aktoret Charlize Theron dhe Carey Mulligan.
Aktorja nga Afrika e Jugut ka një kurrikulum shumë të pasur në favorin e saj dhe shumë çmime, ndërsa 36-vjeçarja Mulligan ka avantazh kombësinë britanike.
Skenari do të përqendrohet në vitet para divorcit të princeshës dhe nuk do të ketë detaje mbi aksidentin rrugor që i mori jetën në një tunel të kryeqytetit francez, as mbi marrëdhënien e saj me biznesmenin Dodi Fayed.
Top Channel