Kupa e Italisë, Juve mund Milanin në “San Siro”

09/02/2012 01:30

Juventus bën një hap të madh drejt finales së Kupës së Italisë duke mundur Milanin 2-1  në “San Siro”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë me golat e Caseres në minutën 53’ dhe 83’, të lëkundur nga barazimi i përkohshëm i El Shaarauy në minutën e 62’.

Në minutën e 68-të është anuluar një gol i suedezit Zlatan Ibrahimovic për prekje të topit me dorë.

Suedezi, në fund të takimit, bëhet protagonist i disa debateve me Storarin, ndërsa Chiellini ka pasur një zënkë me Tassottin.

Të enjten luhet gjysmëfinalja tjetër Siena-Napoli.

Top Channel