Inter, Moratti: Nuk e heq Ranierin

09/02/2012 21:00

Massimo Moratti përgënjeshtron me vendosmëri shkarkimin e teknikut Claudio Ranieri dhe zëvendësimin e tij me një trajner tjetër, i cili sipas mediave italiane mund të ishte Fabio Capello.

Me anë të një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e Interit, presidenti zikaltër ka saktësuar se “hipotezat që kanë të bëjnë me një ndërrim të mundshëm trajneri, tani apo në fund të sezonit, janë krejtësisht të pabaza”.

Tre ditë para ndeshjes me Novarën, Moratti gjithashtu ka vizituar skuadrën për të verifikuar ambientin zikaltër pas krizës së rezultateve të kohëve të fundit.

Presidenti pa stërvitjen që zgjati 75 minuta, në të cilën Ranieri provoi skemën 4-3-1-2 me Forlan-Milito dyshen e sulmit.

Top Channel