Hollivudi ringjall Bin Ladenin

09/02/2012 17:00

Në botën e filmave, gjithçka mund të ndodhë, përfshi edhe që Bin Laden të ringjallet dhe të rikthehet të luftojë ndaj trupave të NATO-s.

Një film i ri i quajtur “Osombie”, i ngjashëm nga efektet vizuale dhe ideja me “Resident Evil”, do të nisë të transmetohet shumë shpejt në kinematë amerikane.

Sipas producentit të filmit, Kynan Griffin, skenari dhe vendimi për të realizuar filmin ishte marrë shumë përpara se trupat elitare të marinës amerikane të vrisnin liderin e Al-Kaedës në maj 2011.

”Filmi jonë flet për një Bin Laden në version zombie, por filmi nuk do të ishte shumë i suksesshëm nëse ai do të ishte ende në jetë. Vdekja e Bin Laden ofroi një shans që ne nuk mund ta humbnim”, argumentoi Griffin.

Historia nis me një instruktor joge nga Kolorado, që udhëton në një mision të dëshpëruar për të shpëtuar vëllain e tij, Dereck, që beson në një teori konsipiracioni që pretendon se lideri i Al-Kaedës është ende gjallë.

Në mbërritjen e tij në zonat e thella të Afganistanit, heroi i filmi zbulon se Bin Laden jo vetëm që është gjallë, por po përgatit edhe një ushtri me zombie për të sulmuar botën e qytetëruar.

Filmi përqendrohet me disa skena aksioni, të luftës midis talebanëve dhe ushtravë të NATO-s, ndërsa vetë Bin Laden shfaqet me një pamje jashtëzakonisht të frikshme në disa prej sekuencave.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA