Një ish-Ministër Francez është vendosur nën hetim për akuzën e pengimit të drejtësisë, në një skandal që ka përfshirë gruan më të pasur në Francë.
Eric Worth, një ish-Ministër i Punës i qeverisë së Sarkozy, është marrë në pyetje për një çështje komplekse, që përfshin të venë e kompanive “L’Oreal”, Liliane Bettencourt.
Woerth, gjithashtu është akuzuar se ka ndikuar për t’i akorduar padrejtësisht manaxherit të financave të Bettencourt titullin më të lartë në vend, “Legion D’Honour”.
Ish-Ministri i ka refuzuar të gjitha akuzat. Ai dha dorëheqjen nga detyra e tij në vitin 2010, pas tre vitesh pune në kabinetin qeveritar, pasi u akuzua se kishte siguruar donacione të paligjshme për fushatën presidenciale të Nicolas Sarkozy.
Kontributet personale për fushatën në Francë janë të kufizuara me ligj në 4 600 euro. Presidenti, i cili nuk mund të ndiqet ligjërisht përsa kohë është në detyrë, i ka konsideruar akuzat drejtuar ndaj tij si “keqdashëse dhe të rreme”.
Akuza e pengimit të drejtësisë mund të dënohet deri në 10 vjet burgim, në bazë të kodit penal francez.
Top Channel