Barcelona në finalen e Kupës së Mbretit

09/02/2012 02:00

Barcelona arriti të fitojë edhe në takimin e kthimit në “Kamp Nou”, ndaj Valencias me rezultatin 2-0.

Në këtë mënyrë katalanasit sigurojnë kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.  

I pari shënoi Cesk Fabregas në minutën e 16-të pas asistit të Mesit, ndërsa kualifikimi do të vulosej pas golit të Xavi Hernandez në minutën e 81-të.

Barcelona do të përballet në finale me ekipin bask të Atletiko Bilbaos për herën dytë në tre vjet.     

Top Channel