Angelina Jolie do të jetë një nga personalitetet që do të shpallë një nga fituesit e një çmimi Oscar gjatë mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve më të mëdha në botën e kinematografisë.
Aktorja i bashkohet kështu emrave të tjerë të njohur si Jennifer Lopez, Tom Hanks, Tom Cruise, Halle Barry, Cameron Diaz dhe kasti i femrave të komedisë ‘Bridesmaids’, të cilët ishin bërë të ditur më parë nga Akademia e Hollywood-it.
‘Hugo’, filmi i parë 3D i Martin Scorsese, dhe ‘The Artist’, filmi pa zë bardhë e zi, janë favoritët kryesorë për çmim Oscar, me 11 dhe 10 nominime respektivisht.
Më pas vijnë ‘Moneyball’ (6 kandidatura), ‘The Descendants’ (5 kandidatura) dhe ‘The Girl With the Dragon Tatoo’ (5 kandidatura).
Mbrëmja e çmimeve Oscar do të zhvillohet më 26 shkurt në Teatrin Kodak, në Los Angeles (SHBA). Billy Cristal do të jetë prezantuesi i ceremonisë.
Top Channel