Zambia shtang Ganën, arrin finalen

08/02/2012 20:00

Një gol i Emmanuel Mayukas i shërbeu Zambias për të fituar një vend në finale e Kupës së Afrikës në kurriz të favorites së madhe për fitimin e trofeut, Ganës.

I futur në fushë si zëvendësues, Mayuka kontrolloi një top të gjatë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë, që shtangu portierin ganez 12 minuta nga përfundimi. Më parë, Gana kishte kontrolluar qartësisht takimin, me Asamoah Gyan që pati shpërdoruar një penallti gjatë pjesës së parë.

Goditja e Gyan u prit nga heroi i vërtetë i Zambias, portieri Davies Nkausu. Ekipi i Afrikës Qëndore do të presë në finale rivalët kontinentalë të Bregut të Fildishtë ose Malit.

Zambia nuk e ka fituar asnjëherë titullin, por është renditur dy herë e dyta, për herë të fundit në vitin 1994, përpara se e gjithë skuadra të shuhej në një aksident tragjik ajror.

Për Ganën, finaliste në 2010-n, zhgënjimi është veçanërisht i madh, pasi për herë të fundit kupa është fituar 30 vjet më parë.

Top Channel