Snejder: Qëndroj tek Inter, por…

08/02/2012 12:20

Anzhi kërkon me ngulm blerjen e Wesley Snejder dhe pret një përgjigje nga Inter dhe vetë hollandezi brenda datës 24 shkurt, ditë kur mbyllet merkato e dimrit në Rusi.

Në një intervistë për mediat e vendit të tij, organizatori zikaltër i ka hapur dyert një largimi të mundshëm.

“Gjithmonë shoh se çfarë mund të ndodhi, nuk i mbyll dyert askujt. Tek Inter jam mirë, por të shohim”, ka theksuar Snejder.

Ndërkohë, oferta e Anzhi Makhachkala, klubit rus që bleu Samuel Eto’o nga Interi gjatë merkatos së verës ka ardhur.

Mendohet se rusët kanë ofruar 25 milionë euro për zikaltërit dhe 8 milionë euro në sezon për futbollistin.

Top Channel