
Britania e Madhe do të ndihmojë rebelët në Siri përmes një plani prej tre pikash të miratuara nga Kryeministri britanik David Cameron.
Zyrtarët britanikë do të ndihmojnë opozitën siriane për hartimin e një platforme të përbashkët për të ardhmen e vendit të tyre dhe do i trajnojnë ata për mënyrën sesi të fitojnë zemrat e sirianëve të thjeshtë në kauzën e tyre.
Detajet e planit, sipas shtypi britanik u miratuan gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga kryeministri britanik. Cameron premtoi se do të mbështesë sanksionet e reja nga Bashkimit Europian për ngrirjen e aseteve të figurave kryesore të regjimit sirian dhe ndalimin e udhëtimit të tyre jashtë shtetit.
Kryeministri Cameron tha se vendi i tij do të mbështesë përpjekjet e Ligës Arabe në finalizimin e një marrëveshje e cila do të synonte dorëzimin e pushtetit nga Assad në duart e një qeverie të unitetit kombëtar përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Edhe pas garancive të dhëna nga udhëheqësi sirian, Ministrit të Jashtëm rus Lavrov, Do?ning Street tha se qeveria siriane duhej gjykuar nga veprimet mizore të saj dhe jo nga fjalët.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluara në Londër politikanët dhe shefat e ushtrisë britanike përjashtuan mundësinë e armatosjes së opozitës, por ranë dakort se do të bënin më shumë për t’i ndihmuar ata.
Megjithatë, për shkak mbështetjes së Rusisë dhe Kinës për Assad-in, Cameron paralajmëroi se do të kalojë shumë kohë deri në rënien e regjimit aktual sirian.
Analistët vlerësojnë se vetëm një përkeqësim i madh dhe i dukshëm i situatës humanitare në terren do të mund të ndryshojë qendrimet diplomatike dhe eventualisht aplikimin ose jo të një “plani libian” në Siri.
Top Channel