Mazhoranca, opozita dhe shoqëria civile janë dakord të reformohet Kodi
Civil dhe Kodi Penal, për rishikimin e disa neneve, ku bën pjesë edhe
shpifja dhe fyerja, akuza nga të cilat, më së shumti kanë patur, ndër
vite, pasoja për gazetarët.

Me nismen e kryeministrit Sali Berisha, ky nen qe perfshihet ne Kodin Penal dhe denohet nga gjoba deri ne disa vjet burg eshte propozuar per t’u hequr nga Kodi Penal qe ne vitin 2007. Ne menyre qe kjo te miratohet, duhen 84 vota, por perpara kesaj duhet te arrihet nje konsensus.Marreveshja e pare eshte qe opozita ka pranuar rishqyrtimin e ligjeve me 3/5 dhe ne Komisionin e Ligjeve, seanca e diskutimit te ketyre ndryshimeve ka qene nje nga me mbreseleneset per ekspertizen dhe kohen qe mori.

Por, ne Komision u perballen dy doktrina. Ajo e opozites, qe kerkon qe jo çdo rast i fyerjes dhe shpifjes te hiqet nga Kodi Penal dhe ajo e mazhorances, e cila kerkon qe, ne cdo rast, fyerja dhe shpifja, ngado qe te vijne, nga gazetari apo qytetari, te perballet me nje process civil dhe jo penal.

“Ne nuk mund te heqim nga Kodi Penal fyerjet, shpifjet qe shkaktohen per motive raciale etj. Nese kane nevoje te rishikohen, le ta bejme, ne do t’i relatojme diten e hene, por eshte nje keqkuptim total qe behet. Fyerja dhe shpifja eshte per median dhe per ne politikanet, por jo per kedo”, tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.

Edhe deputeti tjetër socialist Fatmir Xhafaj u shpreh: “Ne jemi per mbajtjen ne Kodin Penal te dispozitave te shpifjes dhe te fyerjes duke hequr denimin me heqje lirie dhe duke vendosur denimin me gjobe, natyrisht duke percaktuar nje tavan te pranueshem ne kushtet shqiptare”.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali tha se duhet te hiqet kontakti i te drejtes penale me kete ceshtje.

“Media dhe liria e fjales duhet te çlirohen nga vargonjte penale dhe njerëzit, konfliktet qe kane me abuzimin, duhet t’i zgjidhin nepermjet metodes civile. Ne kemi arritur ne nje pike kur duhet t’i themi vetes duam modelin e shekullit e 19-te apo duam modelin e shekullit 21-të? Ne duhet te guxojme per pak me shume, te pakten Komisioni i Ligjeve duhet te guxoje per pak me shume”, tha Rusmali.
 
Ekspertet e shoqerise civile e lane ne doren e Komisionit te Ligjeve, cilin variant do te zgjedhin ne ditet e ardhshme, por ata vune ne dukje qe legjislacioni shqiptar bashke me ate grek ne kete fushe, jo vetem eshte me i prapambeturi ne rajon, por nderkohe edhe praktika shqiptare e viteve te fundit ka treguar se çeshtjet e fyerjes dhe shpifjes nga gazetaret apo politikanet po trajtohen aktualisht me shume si çeshtje civile sesa penale.  

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta