Robert Downey Jr., baba i një djali

08/02/2012 11:10

Aktori Robert Downey Jr. dhe bashkëshortja e tij, producentja Susan Levin, janë bërë prindër të një djali. Lajmin e bën të ditur versioni online i revistës ‘People’.

Bashkëshortja e protagonistit të filmit ‘Iron Man’ lindi fëmijën në orën 7:24 të mëngjesit të ditës së mërkurë në Los Angeles, sipas përfaqësuesit të aktorit.

Foshnja është quajtur Exton Elias Downey dhe ka lindur me peshën 3.4 kilogramë dhe gjatësinë 50 centimetra.

46-vjeçari Downey Jr. ka edhe një tjetër djalë 18-vjeçar, të quajtur Indio, fryt i marrëdhënies me ish-bashkëshorten e tij Deborah Falconer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA