Koha në prag të Shën Valentinit është një kohë për më shumë dashuri dhe këtë duket se e kanë kuptuar edhe Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger, të cilët duket se janë ribashkuar pas disa muajsh ndarje.
Piloti dhe këngëtarja e famshme vendosën të mbyllinin raportin e tyre në tetor pas katër vitesh sëbashku, pasi 26-vjeçari Hamilton dukej se nuk ndihej ende gati për të hedhur një hap serioz duke krijuar një familje.
Megjithatë, një fotografi amatore me celular, e kapur në Los Anxhelos, tregon se të dy e kanë rinusur atje ku e lanë.
Zërat e ribashkimit kishin disa javë që qarkullonin, por imazhi, në të cilin Lewis dhe Nicole duken të lumtur përkrah njëri-tjetrit, përbën provën e pakundërshtueshme.
Në muaj pas ndarjes, të dy partnerët kishin deklaruar në mediat rozë se vazhdonin të kishin ndienja të forta për njëri-tjetrin.
Top Channel