Premiera e “Safe House”

08/02/2012 00:00

Denzel Washington dhe Ryan Reynolds janë bërë bashkë për të parakaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit “Safe House” në të cilin ata janë bashkëprotagonistë.

Në këtë film, Washington interpreton rolin e një ish-agjenti të CIA-s i cili është i detyruar të qëndrojë në një ‘shtëpi të sigurtë’ drejtuar nga personazhi i interpretuar nga aktori Reynolds. Por pasi vendqëndrimi i tyre sekret zbulohet nga rebelët, atëhere ata detyrohen që të gjejnë një tjetër vend të sigurtë, këtë herë është një bunker mundësia e tyre e vetme.

Filmi është xhiruar kryesisht në Cape Town në Afrikën e Jugut dhe ekipit realizues i është dashur të kalojë mëse 5 muaj në vende të ndryshme të Afrikës për ta realizuar atë.

Nga tapeti i kuq i premierës amerikane të filmit, Washington ka rrëfyer: “Ka qenë një film i vështirë, një personazh i cili vërtet kërkonte shumë përqëndrim për të përcjellë brendinë e tij dhe ajo që më ndihmoi të arrija te personazhi ka qenë qetësia me të cilën e kam trajtuar personazhin”.

Ka qenë pikërisht dedikimi i aktorit Washington dhe profili i tij artistik ai që ka ndikuar në tërheqjen edhe të Robert Patrick për të bërë muzikën e filmit e për të interpretuar më zërin e tij në këtë produksion kinematografik.  

Nga tapeti i kuq i premierës Patric është shprehur: “Përpos faktit që më pëlqeu shumë skenari mbi të cilin duhej të shkruaja muzikën, e pash këtë si një mundësi shumë të madhe për të punuar me aktorin Washington, gjë të cilën po e kërkoja. Ai është aktor i jashtëzakonshëm dhe ka qenë një përvojë e vyer të punoja me të”.

Pas premierës, filmi “Safe House” do të nisë të shfaqet në sallat e kinemave amerikane prej 10 shkurtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA