Gishti i mesit i këngëtares M.I.A i drejtuar nga publiku i shumtë në numër gjatë spektaklit të Superbowl, ka nxehur jashtëzakonisht shumë divën e muzikës botërore, Madonna.
Këngëtarja e famshme 53-vjeçare kishte premtuar 24 orë para performancës së saj se nuk do të bëntë asgjë skandaloze, por është “tradhëtuar” nga M.I.A, e cila gjatë shfaqjes së saj në skenë ngriti gishtin e mesit.
Përfaqësuesit e M.I.A-s e mbrojnë atë duke thënë se ai gjest nuk ishte për të ofenduar publikun, por adrenalina bëri që ajo të mos mendonte pasojat e veprimit të saj.
Madonna nuk është e kënaqur aspak nga ky shpjegim sepse kërkonte me çdo kusht që performanca e saj të ishte perfekte dhe ka qenë shumë nervoze para spektaklit.
“Madonna donte të tërhiqte vëmendjen e të gjithë botës me koncertin e saj, por tashmë e vetmja gjë për të cilën flitet është gishti i M.I.A-s”, shprehet një burim për ‘The Sun’.
Gjatë performancës së saj në Superbowl, Madonna ndau skenën me LMFAO, Cee Lo Green, Nicki Minaj dhe M.I.A.
Top Channel