Kanadaja ka urdhëruar shërbimet e saj të fshehta që të përdorin torturën si mjet në marrjen në pyetje, nëse mendojnë se kjo praktikë e ndaluar nga konventat ndërkombëtare mund të jetë e efektshme ndaj personave që vendosin në rrezik sigurinë publike.
Urdhëri, i përfituar nga mediat kanedeze në bazë të ligjit për lirinë e informacionit, është lëshuar në vitin 2010.
Ministria e Sigurisë Publike është mbrojtur përballë akuzave mediatike me argumentimin se tortura është pranuar vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe se agjentët e kanë rreptësisht të ndaluar të përdorin këtë praktikë, pa marrë autorizimin përkatës nga instanca më të larta.
Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar urdhërin e brendshëm të dhënë struktuave të CSIS (Canadian Security Intelligence Service), jo vetëm si çnjerëzor, por të padobishëm.
Një grup aktivistësh vuri në dukje se një person i përballur me kushtet e torturave ekstreme, është në gjendje të japë çfarë do informacioni i kërkohet dhe të pranojë çdo pohim, duke bërë që në fund informacioni i siguruar të jetë i pavërtetë ose në rastin më të mirë, i dyshimtë.
Amnesty International, grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, gjithashtu e ka kritikuar ashpër këtë vendim të qeverisë kanadeze.
Top Channel