Izraeli paralizohet nga një grevë e përgjithshme

08/02/2012 21:00

Sindikatat kryesore në Izrael shpallën një protest kombëtare që solli qëllimin mbylljen e institucioneve qeveritare, bankave, aeroporteve, porteve dhe shërbimeve hekudhore.

Në një komunikatë,  sindikatat treguan irritimin e tyre për shkak të gjendjes së keqe të kushteve në punë, me shumë punëtorë që paguhen më pak nga sa e parashikon kontrata dhe u shprehën kundër heqjes së shpërblimeve dhe benefiteve të tjera, që Tel Avivi i ka shkurtuar në kuadër të masave për kursimin ekonomik.

Nga ana e tij, Ministri i Financave, Yuvul Steinitz, e konsideroi grevën si të panevojshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit.

Dhoma Izraelite e Tregëtisë vlerësoi dëmin e shkaktuar nga pezullimi i përgjithshëm i transporteve në vend në vlerën prej 100 milion dollarësh.

Greva erdhi pasi bisedimet e një mbrëmje më parë kishin dështuar. Aeroporti ndërkombëtar i Tel Avivit, Ben Gurion, u mbyll për gjashtë orë nga ora 6 deri në mesditë, duke shkaktuar rradhë të gjata dhe vonesa të shumta gjatë të gjithë ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA