Gjermani, rekord historik në eksporte
08/02/2012 18:00
Bilanci tregëtar i Gjermanisë realizoi një surplus prej 158 miliardë eurosh në vitin 2011, falë numrit rekord të eksporteve, që për herë të parë në histori tejkaluan 1 trilion euro.
Rritja në krahasim me vitin e mëparshëm ishte prej 11,4%, evidentuan shifrat e publikuara nga Berlini zyrtar.
Njëkohësisht me eksportet, një rritje të ndejshme kanë pësuar edhe importet, të cilat llogariten në 902 miliardë dollarë, rritje prej 13,2%.
Rezulatet inkurajuese të ekonomisë më të madhe në Eurozonë janë në kontrast të thellë me situatën e zymtë të vendeve të tjera.
Banka e Francës paralajmëroi gjatë ditës për stanjacion në muajt e parë të 2012-s, ndërsa rritja ekonomike pritet të jetë më e ulët se 1%.
Top Channel