Carrey zhvishet në mes të Nju Jorkut

08/02/2012 17:40

Turma të mëdha admiruesish u mblodhën në qendër të Nju Jorkut, ku Jim Carrey po xhiron disa skena të reja për seritë e reja të “30 Rock”.

Në një prej momenteve më të pëlqyeshme për të pranishmit, aktori 50-vjeçar zhvat rrobat nga trupi në shenjë gëzimi dhe fillon të vallëzojë si i çmendur në mesin e qytetit.

Argëtuese janë edhe skenat në të cilat ai vrapon gjysmë i zhveshur në një rrugë të populluar në Kuins apo ato ku ai shfaqet si një plak i moshuar apo endacak rrugës.

Midis aktorëve që do të jenë protagonistë së bashku me yllin hollivudian edhe disa emra të mëdhenj, si Alec Baldwin, Tina Fey apo Tracy Morgan.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA