Zhan Todt vazhdon vizitën në Shqipëri

07/02/2012 23:00

Në kuadrin e një nisme ndërgjegjësuese për shoferët në vendin tonë, Shoqata e Automobilizmit Shqiptar ka bërë të mundur një vizitë të Presidentit të Federatës Ndërkohmbëtare të Automobilizmit, Zhan Todt, shumë i njohur në vendin tonë si drejtuesi i famshëm i Ferrarit.

Në axhendën e tij të kësaj fushate, Todt është takuar me disa personalitete e aktorë të politikës shqiptare, të cilët do të jenë pjesmarrës në këtë nismë.

Takimi i parë ishte me Ministrin e Sporteve me z Bumci, për të vazhduar me Ministrin e Transporteve z.Sokol Olldashi.

Në konferencën për shtyp, presidenti i FIA-s është shprehur i kënaqur nga angazhimi i të gjitha strukturave në vendin tonë për të përmirësuar kodin rrugorë, infrastrukturën dhe deri tek teknologjia e zhvilluar apo fushatat sensibilizuese, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve dhe edukimin e shoferëve.

Për të gjitha këto ai ka marrë garanci dhe është bërë pjesë duke sugjeruar zgjidhje të ndryshme në projektin që vetë ministria ka ndërmarrë.

Pas tyre, Zhan Todt ka zhvilluar një tjetër takim me gazetarë, drejtues të institucioneve më të rëndësishme të sportit në Shqipëri, ambasadorë të huaj në vendin tonë e personalitete të fushave të ndryshme.

Në një shkëmbim bisedash miqësore rreth kësaj fushate, të iniciuar nga shoqata e automobilizmit shqiptare, por me një udhëheqës kaq të rëndësishëm të botës automobilistike si presidenti i FIA-s Zhan Todt. Këto janë vetëm hapat e para premtojnë organizatorët të kësaj nisme e cila do të pasohet me aktivitete të tjera në vazhdim.

Top Channel