Obama refuzon paratë e të shumëkërkuarit

07/02/2012 15:55

Stafi i fushatës zgjedhore të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ktheu mbrapsht një donancion prej 200 mijë dollarësh, të bërë nga një pronar i shumëkërkëruar kazinoje në Meksikë.

Vëllezërit e Juan Jose Rojas Cordona, i njohur si Pepe, arritën të grumbullonin shumën në qytetin e Çikagos, duke e përdorur për të ndihmuar në rizgjedhjen e Obamws.

Cardona u largua nga SHBA në vitin 1994 dhe tani po negocion një falje ose ulje të dënimit në mungesë, për akuzat e trafikut të drogës dhe mashtrimit financiar.

Pas identifikimit të prejardhjes së çekut, stafi i fushatës zgjedhore vendosi kthimin e tij menjëhershëm tek pronarët fillestarë.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, Cardona është i përfshirë edhe në vrasjen e një pronari tjetër të disa rrjeteve të kazinove në vitin 2009, veprim i motivuar nga konkurrenca për bizneset e paligjshme.

Ndërkohë, Obama ka informuar se do të themelojë një grup grumbullimi fondesh midis demokratëve, për të mbështetur kandidaturën e tij.

Në SHBA, asnjë ndihmë shtetërore nuk jepet për fushatën, e cila mbetet individuale dhe e varur krejtësisht nga aftësitë e pjesëmarrësve në garë për të lobuar për fonde.

Aktualisht, Obama ka grumbulluar një fond prej 81 milion dollarësh për fushatë, por ka rënë në sy mungesa e kontribuesve të mëdhenj, pasi pothuajse të gjithë paratë janë siguruar nga donacione të vogla nga 1,3 milionë amerikanë deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA