Maldive, protestat largojnë presidentin

07/02/2012 00:00

Presidenti i Maldiveve, Mohamed Nasheed ka dhënë dorëheqjen pas javësh
të tëra protestash dhe kryengritjesh nga disa oficerë të policisë.

Në një fjalim televiziv, ai tha se do të ishte më mirë për vendin që në një situatë të tillë të tërhiqej nga detyra.

“Do të ishte më mirë për vendin që në situatën aktuale unë të jepja dorëheqjen. Nuk dua të qeveris një vend me grusht të hekurt, prandaj po tërhiqem”, deklaroi Nasheed.

Ndërkohë, zv.presidenti Waheed Hassan është betuar për postin e kreut të shtetit pas dorëheqjes së shefit të tij, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Tensionet u përshkallëzuan në Maldive pasi ushtria arrestoi një gjyqtar të vjetër muajin e kaluar, duke shkaktuar nisjen e protestave në rrugë në mbarë ishujt që ndodhen në oqeanin Indian.

Një burim i afërt me presidentin, i cituar nga BBC, i cilësoi zhvillimet e së martës si “një grusht shteti të organizuar nga regjimet e huaja”. Por ushtria dhe zv.presidenti kanë mohuar që të ketë qenë një skenar i tillë.

Zyra e zotit Hassan mohoi lajmet e publikuara në media se ushtria i kishte bërë presion presidentit Nasheed që të tërhiqej, njofton agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

“Nuk ishte një grusht shteti, por vetëm një dëshirë e popullit”, deklaroi Ahmed Thoufeeg, zëdhënës i zotit Hassan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA