Pas performancës në Super Bowl dhe pasi trajtoi Familjen Mbretërore në
filmin e saj “W.E”, Madonna duket se ka ndërmend një projekt të ri. 
Sipas tabloidit britanik “Express”, mbretëresha e popit do të prodhojë një film mbi jetën e William dhe Kate, me ndihmën e ish-bashkëshortit Guy Ritchie.
Sipas tabloidit, këngëtarja shpreson në faktin se Ritchie është një kushëri i largët i kate Middleton dhe ishte i ftuar në martesën e ciftit të ri mbretëror.
Këngëtarja 53-vjeçare zhvilloi një performancë të shkëlqyer gjatë pushimit të ndeshjes finale të NFL Super Bowl mes New York Giants dhe New England Patriots.
Gjatë të gjithë paraqitjes së saj pati vetëm një rrëshkitje të vogël në skenë gjatë një lëvizjeje që e kreu me sukses herën e dytë që e provoi.
Madonna bëri për vete publikun me këngët e saj hit ‘Vogue’, ‘Like a Prayer’ dhe ‘Music’ si dhe me këngën më të re me titull ‘Give Me All Your Luvin’.
Top Channel