Kanadaja forcon marrëdhëniet me Kinën

07/02/2012 18:15

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, është duke vizituar Kinën për bisedime që do të përqendrohen në shitjet e naftës, energjisë dhe lidhjet e tjera ekonomike.

Vizita 4-ditore e Harper shënon përpjekjen më të qartë të Otavës zyrtare për të diversifikuar eksportet e naftës, që shkojnë pothuajse të gjitha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ekspertëve, Kina do të mirëpresë mundësinë për t’u shndërruar një blerës i Kanadasë dhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike, edhe për shkak të pozitës gjeostrategjike që ka fqinji i madh verior i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita vjen pak kohë pasi Uashingtoni lëvizi për të bllokuar një projekt madhor naftësjellës që do të transportonte naftën nga SHBA për në Kanada.

Përpara nisjes së tij në Pekin, Harper u shpreh se veprimi i fundit i SHBA-ve bënte të dukshme nevojën për të diversifikuar tregun e shitjeve të vendit.

Harper do të takohet me Presidentin Hu Jintao, Kryeministrin Ëen Jiabao dhe zyrtarë të tjerë të lartë kinezë, pasi një ceremoni zyrtare mirëseardhje do të mbahet ditën e mërkurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA