Aktori që interpreton njeriun-merimangë në filmin e ri të Marc Webb,
Andreë Garfield ka deklaruar se ka pasur shumë emocion për këtë rol kaq
të rëndësishëm. 
“Jam i tmerruar nga ideja për të paraqitur këtë simbol. Unë jam vetëm një njeri brenda një kostumi dhe interpretoj një personazh që do të donin të ishin të gjithë”, ka thënë Garfield.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një videokonferencë nga Nju Jorku, të lidhur me qytete të ndryshme të botës si Rio, Los Anxhelos, Tokio, Romë, etj.
Filmi “The amazing spider-man”, zanafilla e re e superheroit të sagës së novelave vizatimore, do të dalë në kinema më 4 korrikun e ardhshëm.
Trilogjia e mëparshme, që kishte si protagonistë Toby Maguire në rolin e Peter Parker dhe Kirsten Dunst në atë të Mary Jane, regjistroi fitime rekord nga viti 2001 në 2006 kur u shfaq në ekranin gjigand.
Top Channel