Brazil, policia përleshet me ushtrinë

07/02/2012 09:15

Në Brazil, policët që janë në grevë në shtetin e Bahias janë përleshur me trupat ushtarake që ishin dërguar për t’i larguar ata nga grumbullimet.

Trupat ushtarake qëlluan plumba gome dhe përdori dhunë të moderuar ndaj protestuesve, që kërkojnë pagë dhe kushte më të mira pune.

Në ndërtesat ku ishin grumbulluar grevistët u ndërpre energjia elektrike dhe ushtria hyri në përpjekje për të nxjerrë jashtë oficerët e policisë dhe familjet e tyre.

Numri i vrasjeve në kryeqytetin e Bahias, Salvador, është dyfishuar që kur forcat e rendit ndaluan punën të martën e kaluar.

Salvador, qyteti i tretë më i madh i Brazilit, është një nga pritësit e Kampionatit Botëror të futbollit 2014. Qeveria thotë se rreth një e treta e 30 mijë oficerëve të policisë janë përfshirë në aksionin industrial.

Oficerët kërkojnë një rritje rroge me të paktën 30 për qind dhe kushte më të mira pune. Mbi 3 mijë ushtarë brazilianë dhe anëtarë të policisë federale ushtarake janë dërguar për të patrulluar rrugët dhe për të ruajtur rendin në Bahia.

Që nga nisja e grevës më 31 janar, në këtë shtet janë regjistruar një seri krimesh që kanë lënë të paktën 93 persona të vdekur, më shumë se gjysma e kuotës normale.

Marcos Prisco, një oficer policie dhe drejtues i grevës, tha se grevistët janë të frustruar nga autoritetet braziliane. “Nëse problemi është mungesa e sigurisë, firmosni marrëveshjen dhe policët do të kthehen në punë menjëherë”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA